Radius: Off
Radius: km
Set radius for geolocation
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër
titleName

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër

• Drejtor Ekzekutiv : Rozafa ZMIJANEJ

• Shërbimet që ofrohen:
Shërbimet që ofron Shërbimi Kombëtar i Punësimit janë shërbime publike që ofrohen nga Zyrat e Punësimit në të gjithë Republikën e Shqipërise si për:
• punërkuesit dhe
• për punëdhënësit.
Shërbimet e punesimit ofrohen në bazë të Ligjit Nr. 7995 date 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar me ligjin nr. 8444 21.1.1999, ndryshuar me ligjin nr. 8862 date 7.3.2:002, si dhe me ligjin Nr 9570 date 3.7.2:006, specifikisht sipas nenit 6 dhe 6/1 , nenit 7 dhe 7/1 .
Shërbimet e Punësimit përfshijnë veprimtaritë e mëposhtme:

a) Informim për vendet e lira të punës,
b) Ndërmjetësim për punësim
c) Këshillim dhe orientim për punë dhe profesion.

“Punëkërkues” është çdo person i papunë, i disponushem për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatese të punesimit, përfshire edhe personat, te cilet janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por qe kërkojnë nje punë të re.
Shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit janë:
• Informacion dhe këshillim,
• Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim.
• Pjesëmarrje në një trajnim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës.
• Shërbime ndërmjetësimi etj.
Sistemi online për punëkërkuesit:
• Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pamvarur një llogari në sistem,
• Jep mundësinë për të kërkuar vende të lira pune,
• Jep mundësinë e plotësimit te një CV në sistem sipas formatit online (model i ngjashëm me BE-në).

Shërbimet që ofrohen për punëdhëdhësit janë:

• Japim informacion mbi tregun e punës.
• Regjistrojmë dhe publikojmë vendet e lira të punës.
• Ofrojmë kandidatë të mundshëm për rekrutim.
• Japim informacion për programet e ndryshme të tregut të punës, si. psh, për programet e nxitjes së punësimit, te formimit dhe arsimit professional etj.
Sistemi online për punëdhëdhësit:
• Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pamvarur jë llogari në system.
• Të publikojë një vend të lirë pune.
• Të kërkojë për punëkërkues të përshtatshëm si dhe t’i dergojë ftesë një punëkërkuesi.

II. Shërbimet e Migracionit
Shërbimet e migracionit ofrohen në dy drejtime kryesore:
1 . Në fushën e Imigrimit
Zbatohet Ligji 108/2013 datë 28.03.2013 “Për të Huajt” , i cili rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, punësimit, trajtimit dhe të daljes së të huajve nga Republika e Shqipërisë.
Subjek i këtij Ligji janë të gjithë shtetasit e huaj që synojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kanë si qëllim transitimin, punësimin, studimin apo ripranimin. Këta të huaj trajtohen në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
Në zbatim të Ligjit janë miratuar VKM me Nr .66 deri VKM Nr. 70, VKM Nr.74 deri VKM Nr. 85 date 12/02/2014 “Për proçedurat e pajisjes, refuzimit, ripërtëritjen dhe anullimin së Lejes së Punës “ sipas tipeve dhe dokumentacionit të përcaktuar në keto Vendime .
Sipas dipozitave ligjore ne fuqi, sherbimet ofrojne mundesine e pajisjes se te huajit me:
a) Vertetimin e Deklarimit për Punësim, për shtetasit e BE-se, dhe zonës shengen, ose të SHBA,
b) Leje pune te Tipit “ A” per Punemarres, te Tipit “ B” për veprimtari të pavarur ekonomike , te Tipit “ C” për raste të vecanta, te tipit “D” leje e perhershme pune.

2.Në fushën e Emigrimit
Zbatohet Ligji Nr.9668, date 18.12.2:006 “Për emigrimin e shtetasve Shqiptare për motive punësimi”, i ndryshuar me Ligjin 10 389 , date 03.03.2011, si dhe Strategjia për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptare të Kthyer 2010-2015 dhe Plani i saj i veprimit si pjese e politikave kombëtare për migracionin.
Qëllimi është sigurimi i një kthimi të qëndrueshëm për emigrantët përmes mbështetjes së proçesit të riintegrimit pamvarësisht formës së kthimit. Ngritja dhe funksionimi i rrjetit të sporteleve të Migracionit është pjesë e rëndësishme e mekanizmit të mbështetjes për riintegrim, në kuadër të së cilës gjen zbatim edhe Urdhëri Nr.84, datë 06.06.2011 “Për formën, përmbajtjen e “Regjistrit per Emigrantët”.
• Numri i stafit : 15( pesëmbëdhjetë)
• Adresa: Bulevardi” Zogu I-rë, Nr. 7, Shkodër.

Orari i pritjes së klientëve : 08:00 deri 14:30

Address

Address:

Zogu I SHKODER

GPS:

42.060782029363, 19.505009386531

Telephone:
Web:

-

KONTAKTO

Opening Hours

Monday

08::00 deri 16:30

Tuesday

08::00 deri 16:30

Wednesday

08::00 deri 16:30

Thursday

08::00 deri 16:30

Friday

08::00 deri 16:30

Saturday

-

Sunday

-